Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Do të falen gjobat më 12 maj”, Berisha nga Lezha: TVSH do të ulet me 15%
Sali Berisha LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet në qarkun e Lezhës, foli edhe për bizneset. Berisha tha se biznesit do t’i përgjysmohet barra fiskale, ndërsa shtoi se më 12 maj do të falën të gjitha gjobat. Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria do të jetë madhështore vetëm kur ajo të rrisë mirëqënien e qytetarëve të saj. Më tej, ai shtoi se TVSH do të ulet me 15%. “Miqtë e mi! Shqipëria Madhështore do mund të realizohet vetëm duke pastruar shtëpinë tonë. Rëndom pyesin, po ku do i gjeni këto para, ku janë këto para. Ju garantoj se këto para janë që të gjitha, që të gjitha nga taksat tuaja dhe ne nuk do të bëjmë asgjë tjetër, veç...