Rubio: SHBA do të shkatërrojë grupet e huaja kriminale! Los Lobos dhe Los Choneros shpallen organizata terroriste

Rubio: SHBA do të shkatërrojë grupet e huaja kriminale! Los Lobos dhe Los Choneros shpallen organizata terroriste

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA-të janë të gatshme të “shkatërrojnë” grupet kriminale ndërkombëtare, nëse është e nevojshme, madje edhe në bashkëpunim me vende të tjera. “Do të na ndihmojnë t’i gjejmë këta njerëz dhe t’i shkatërrojmë, nëse kjo është ajo që duhet bërë,” tha Rubio gjatë një vizite në Ekuador, raporton BBC. Ai njoftoi gjithashtu se SHBA do të shpallë dy nga bandat më të mëdha kriminale të Ekuadorit, Los Lobos dhe Los Choneros, si organizata të huaja terroriste. Deklaratat vijnë vetëm pak ditë pas një sulmi të forcave amerikane në Detin e Karaibeve, ku, sipas Shtëpisë së Bardhë, u vranë 11 trafikantë droge. Megjithatë, identiteti i tyre nuk është bërë publik. I pyetur nëse trafikantët nga vende aleate të...