Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Atentat në qendër të Shkodrës, vritet Kristian Kola, autorët të maskuar dhe me motor, flet Policia
Shkodra u trondit sot, 4 shtator, nga një ngjarje e rëndë kriminale. Një person humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Viktimë mbeti Kristian Kola, 34 vjeç. Policia njoftoi se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar ndaj të riut, i cili ishte në ambientet e jashtme të lokalit. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se ata u larguan me një motor të zi. “Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve”, njoftoi policia. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, pranë kinema “Republikës”, e cila në orën kur ndodhi krimi është zakonisht një zonë e populluar. Policia njoftoi se ka...