GKK dhe ‘Cité internationale des arts’ ofrojnë mundësi të reja për artistët kosovar

GKK dhe ‘Cité internationale des arts’ ofrojnë mundësi të reja për artistët kosovar

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) dhe Cité internationale des arts (Parisi) njoftojnë rreth programit të ri të rezidencave për artistë të të gjitha disiplinave që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Ky partneritet i ri trevjeçar që synon të mbështesë shkëmbimet ndërkombëtare të artistëve me bazë në Kosovë, të zgjerojë rrjetet e tyre profesionale dhe artistike, si dhe të zhvillojnë tutje praktikat e tyre përmes mbështetjes për prodhim të veprave. Tre artistë do të përzgjidhen përmes aplikimeve në thirrjen e hapur, të cilat do të shqyrtohen nga një juri e përbërë nga profesionistë të fushës së artit dhe kulturës bashkëkohore. Programi do të zhvillohet në dy faza: një ekspozitë grupore në GKK QAFA në Prishtinë (10 dhjetor 2025 – 9 shkurt 2026), e pasuar nga një...