Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Zbulime të reja arkeologjike në qytetin mesjetar të Sardës
Në ishullin e qetë të Shurdhahut në liqenin e Vaut të Dejës ku ruhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës prej disa ditësh arkeologët po kryejnë kërkime intensive. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën me dije se projekti kërkimor shqiptaro-francez, nën drejtimin e arkeologeve Etleva Nallbani dhe Elvana Metalla, ka si qëllim dokumentimin e strukturave ekleziale që shenjojnë urbanizimin e qytetit mesjetar, duke eksploruar një sektor të ri – qytetin e sipërm. Gjatë punimeve ka dalë në dritë një rrethim i ri i cili dëshmon se Sarda ka pasur një sistem mbrojtës me tri unaza.Projekti prej vitesh studion banorët mesjetarë të zonës, praktikat funerare, paleodemografinë, prodhimet dhe shkëmbimet ndërajonale. Në kuadër të kërkimeve u krye edhe pastrimi i territorit nga vegjetacioni i dendur, shkruan...