“Shuplakë tronditëse për Ramën”/ Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi dosjen e McGonigal, Blushi:Aktakuzë e rëndë

“Shuplakë tronditëse për Ramën”/ Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi dosjen e McGonigal, Blushi:Aktakuzë e rëndë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti i sapozgjedhur, Tedi Blushi, ka komentuar situatën politike në vend dhe për dosjen e fundit të publikuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, lidhur me rastin McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë. Blushi, i ftuar në një emision televiziv ka theksuar se ky raport është një zhvillim që ka tronditur opinionin publik dhe ka sjellë akuza të rënda për kryeministrin Edi Rama dhe për institucione të tilla si SPAK. “Lajmi që ka tronditur sot mbarë opinionin publik është raporti i Departamentit amerikan të Drejtësisë për rastin McGonigal, një shuplakë tronditëse dhe aktakuzë e rëndë, jo vetëm për kryeministrin e certifikuar si korruptues ndërkombëtar. Ai shtoi se ky është një moment i rëndësishëm që tregon pasivitetin...