Kreshnik Hajdari, jeta e lidhur me Kuçovën mes kujtimeve dhe aspiratave

Kreshnik Hajdari, jeta e lidhur me Kuçovën mes kujtimeve dhe aspiratave

Shkruar nga: Kejsi Demiraj Në një qytet industrial si Kuçova, fëmijëria e Kreshnik Hajdarit kaloi në një pallat tipik të viteve ‘90. Ai kujton periudhën e trazuar të vitit 1997 dhe lojërat që i dhanë ngjyrë ditëve të asaj kohe. “Lojërat tona ishin ndryshe, lojëra që po t’i dëgjojnë fëmijët e sotëm do t’u duken si ‘parahistorike’: zhola, kushinieta me rreth, e shumë të tjera. Ne ishim shumë fëmijë që luanim në lagje, ndryshe nga sot, ku fëmijët janë zhdukur nga oborret.” Megjithatë, ai pranon se nuk ishte fëmija më i dhënë pas lojërave, por gjithnjë i motivuar për të mësuar. “Nuk kam qenë student ekselent, por shkollën e kam bërë me qejf, jo me presion. Shkolla për mua ka qenë kënaqësi, jo detyrim.” Kreshniku...