Kulpra – Bima e çuditshme që largon toksinat dhe dhimbjet

Kulpra – Bima e çuditshme që largon toksinat dhe dhimbjet

  Qytetërime të shumta kanë përdorur pa drojë varitetet e bimës Klematis për shkak të vlerave anti-inflamacion. Kjo barishte e fuqishme ka një sërë vlerash që kanë të bëjnë me largimin e toksinave, dhimbjeve të kokës, hepatitin, artritin, diabetin dhe dhimbjet e shpinës. Në latinisht, njihet si Clematis Vitalba, por shpesh kulprës i kanë vënë epitete si gjilpëra e djallit të mallkuar, mjekrra e plakut, hareja e një udhëtari, tenda e një hardhie dhe streha e një virgjëreshe. Në vendin tonë, këtë lule të familjes botanike Ranunculaceae e njohim si dhribardha, kulpën (Shqipëri e Veriut), hardhi e bardhë (Shijak), kulp, kurpen e egër (Krujë), kurpth,etj. Kulpra ka lule të bardha që bashkohen në hardhi. Rrënja e barishtes zakonisht mblidhet në vjeshtë, thahet në diell dhe...