Pesë persona në kërkim në Tiranë, dyshohen për sulm brutal ndaj 31-vjeçarit

Pesë persona në kërkim në Tiranë, dyshohen për sulm brutal ndaj 31-vjeçarit

Pesë persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranë. Sipas informacioneve grupi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte e me sende të forta një 31 vjeçar. 31-vjeçari ndërkohë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu policia po punon për kapjen e pesë personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.