Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Darkat sekrete të McGonigal me Edi Ramën në Tiranë, takimet në Rumani dhe Nju Jork
Skandali ‘McGonigal’ vazhdon të thellojë dyshimet mbi lidhjet e errëta mes ish-drejtuesit të lartë të FBI-së së Nju Jorku dhe Edi Ramës. Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbulojnë se McGonigal ka zhvilluar disa takime dhe biseda të tjera të rëndësishme me ‘Personin B’ i cili është identifikuar si Dorian Duçka, një këshilltar jozyrtar i Ramës, gjatë vitit 2017. Sipas dosjes, McGonigal është takuar disa herë me këtë personazh në Nju Jork. ‘Në një rast, Personi B (Dorian Duçka) la pushimet familjare në Florida për të fluturuar drejt Nju Jorkut, ku u takua me McGonigal, Personin A, Agron Nezaj dhe një ish-agjent të FBI-së, në qershor 2017’, thuhet në dokumentet zyrtare. Jo vetëm kaq. Gjatë një tjetër rasti, i njëjti Person B e...