Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjermania: Ukraina dhe Europa e informuan Trump për bisedimet
Bota E Enjte, 4 Shtator 2025 19:02 Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e informuan Presidentin Donald Trump mbi diskutimet, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane. Ata thanë se Evropa shpreson që Uashingtoni do të vazhdojë të kontribuojë ndjeshëm në përpjekjet për të mbështetur Ukrainën. Zëdhënësi përsëriti gjithashtu gatishmërinë e Evropës për të kontribuar në garancitë e sigurisë së Ukrainës. ”Evropianët janë të përgatitur të japin një kontribut vendimtar për garanci të forta sigurie për Ukrainën pas një zgjidhjeje të negociuar. Gjermania do të luajë rolin e saj”, tha zëdhënësi në një deklaratë.