Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shqipëria U-21 gati për sfidën ndaj Gjermanisë, trajneri Bushi: Do japim 200%
Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore të shtatorit ndaj Gjermanisë. Kuqezinjtë u stërvitën në “Elbasan Arena”, aty ku do të zhvillohet edhe sfida. Ekipi i drejtuar nga trajneri Alban Bushi zhvilloi një seancë stërvitore të fokusuar te goditjet standarde dhe elemente të tjera teknike të lojës. Grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale, të gatshëm për të dhënë maksimumin. Takimi Shqipëri U-21 – Gjermani U-21 do të luhet nesër në “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Hyrja në stadium do të jetë falas për të gjithë tifozët. Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli për fshf.org në prag të ndeshjes miqësore ndaj Gjermanisë, që do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”,...