Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ajazi: 21 shtretër të rinj elektrikë për spitalin e Gramshit
Spitali i Gramshit pajiset me 21 shtretër të rinj spitalorë, elektrikë dhe modernë. Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi nënshkroi sot një marrëveshje bashkëfinancimi me drejtorin e zyrës për Shqipërinë dhe Kosovën i fondacionit “Islamic Relief Albania” për pajisjen me 21 shtretër të rinj spitalorë, elektrik dhe modern të spitalit të qytetit të Gramshit. Kryebashkiaku Ajazi u shpreh se fondacioni Islamic Relief Albania është mbështetës i pakursyer i qytetit të Gramshit në shumë fusha të ndryshme. Ajazi u shpreh se pajisja e spitalit me 21 shtretër të rinj elektrikë vjen pas bashkëfinancimit për blerjen e autoambulancës së re për spitalin. Ai shtoi se, priten shumë shpejtë edhe mbi 40 shtretër të tjerë. Kryebashkiaku shtoi se pas pak ditësh nis ndërtimi i 7 ambulancave të...