Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Akuadukti i Bënçës, vepër hidrike e shekullit XIX, shpallet Monument Kulture
Ujësjellësi i Bënçës, i njohur ndryshe edhe si “akuadukti”, është Monument Kulture i Kategorisë së Parë që ngjall interes për vizitorët e kësaj zone. Ujësjellësi ndodhet në krahun e djathtë të rrugës kur shkon për në fshatin Bënçë. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër shpërndau në rrjetet sociale pamje nga ajri të këtij monumenti kulture. Akuadukti është një vepër hidrike e shekullit të 19-të, e cila ka shërbyer për të çuar ujin në kalanë e Tepelenës. Monumenti është në formën e një ure, e cila përbëhet nga kanali i ujit, këmbët e monumentit, dhe ura mbi të cilën janë ngritur disa prej këmbëve të monumenti, në pjesën ku kalon lumi i Bënçës.Kanali i ujit është është ndërtuar me gurë të vegjël dhe beton dhe mbahet...