Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Amerikanët padisin Air Albanian në gjykatën angleze: “Ndërpreu pagesën e qirasë në mars, po na mban avionin me forcë”
Një kompani amerikane nga Florida ka ngritur padi kundër flamurit shqiptar të ajrit, Air Albania, si i pandehur i parë, dhe Turkish Airlines si i pandehur i dytë, para Gjykatës së Lartë të Anglisë dhe Uellsit, duke pretenduar shkelje të kontratave të qirasë për dy avionë të tipit A320-200. Gat Aircraft and Engine Leasing Limited, degë e GA Telesis, e ka paraqitur padinë më 1 gusht në gjykatën britanike duke pretenduar se transportuesi kombëtar shqiptar ndaloi së paguari qiratë për dy avionët, respektivisht avionin ZA-ASM (msn 3676) dhe atë ZA-MMK (msn 4934), në mars 2025. GA Telesis gjithashtu pretendon se linja ajrore ka shkelur detyrimet e tjera ndaj palëve të treta, përfshirë Eurocontrol. Kjo e shtyu qiradhënësin të ndërpresë kontratat e qirasë. “Në shkelje të...