Rama fyen rëndë shqiptarët e trojeve që po mbajnë gjallë turizmin: Po na ndotin vendin…

Rama fyen rëndë shqiptarët e trojeve që po mbajnë gjallë turizmin: Po na ndotin vendin…

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit, lëshoi akuza të forta ndaj qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët i quajti “shqipfolës ndotës”. Sipas tij, pikërisht ata që shfaqen si turistë vendas, bëjnë selfie duke lavdëruar Shqipërinë, por njëkohësisht ndotin mjedisin, nga pikat panoramike e deri te plazhet, ndërsa në stadiume shfaqen si tifozët më problematikë. Komentet fyese ndaj shqiptarëve Rama i ka bërë gjatë një takimi për turizmin ku është munduar të fshehë dështimin e shtetit dhe duke gjetur fajtorë pikërisht ata që ia mbajnë gjallë turizmin, shqiptarët e Kosovës, Maqedosnisë dhe trojeve tjera shqiptare. Rama nuk ka lënë pa i qarë hallin as ‘vëllezërve’ serbë teksa i ka pozicionuar si viktima të tifozëve shqiptarë që...