“Gati të luftojnë me Serbinë në stadium, por ndotin Shqipërinë”, Rama: Shqipet shkarkojnë plehrat në pikat turistike

“Gati të luftojnë me Serbinë në stadium, por ndotin Shqipërinë”, Rama: Shqipet shkarkojnë plehrat në pikat turistike

Kryeministri Edi Rama tha se janë shqiptarët ndotësit më të mëdhenj të parqeve dhe pikave turistike në vend, jo turistët e huaj. Në fjalën e mbajtur në një aktivitet për sezonin turistik veror, Rama tha se në pikat më të bukura turistike janë edhe grumbujt më të mëdhenj të plehrave. “Turistë jo anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht folës por shqip folës, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut. Shqipe që mblidhen për të shijuar bukuritë dhe për të shijuar pushimet që ndalojnë dhe në pikat turistike panoramike, bëjnë dhe selfie “oh sa e mirë je ti moj Shqipëria ime” dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë plehrat nga veturat e tyre”, tha Rama. “Dhe po të shikosh pikat panoramike, po të shikosh pikat ku është e...