Kolegji shqyrton ankimimin e PD, opozita kërkon të mos certifikohet rezultati i 11 majit

Kolegji shqyrton ankimimin e PD, opozita kërkon të mos certifikohet rezultati i 11 majit

Prej 5 orësh, Kolegji Zgjedhor po shqyrton padinë e Partisë Demokratike kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Çështja që ka ndezur debatin në gjykatë është aplikimi i dy standardeve në ndarjen e mandateve të deputetëve. Në rastin e Partisë Socialdemokrate dhe PS në Fier, janë pranuar dorëheqjet nga KQZ; në rastin e Adriatik Lapajt, dorëheqjet nuk u pranuan nga gjykata. Kolegji pyeti disa herë Partinë Demokratike nëse dëshiron të shtojë këtë çështje në padinë e saj, por PD e la në dorë të gjykatës. Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste këmbënguli që objekti nuk mund të ndryshohet gjatë gjykimit. Gjykata u kërkoi palëve të sjellin prova të reja dhe seanca rifilloi në orën 15:30. Vendimi i gjykatës ndikon drejtpërdrejt në mbledhjen e parlamentit të ri. Pasi, pa...