Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
NASA zbulon një surprizë në zemër të Marsit
Anija kozmike InSight e NASA-s ka zbuluar një masë të ngurtë me diametër rreth 600 kilometra në thellësi të planetit Mars. Zbulimi jo vetëm që bie ndesh me njohuritë e mëparshme për një bërthamë plotësisht të lëngshme, por gjithashtu nuk përputhet me kuptimin aktual të përbërjes së saj, shkruan ScienceAlert. Ekipi i udhëhequr nga sizmologu Huixing Bi nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës, tha se është e pazakontë që Marsi të ketë një bërthamë të ngurtë. “Hulumtimet e hershme sugjeruan që bërthama e Marsit përmban një sasi të konsiderueshme elementësh të lehtë, gjë që ul temperaturën e bërthamës dhe e bën të pamundur që ajo të kristalizohet për shkak të temperaturës së saj relativisht të lartë”. Sonda InSight përdori një sizmometër jashtëzakonisht të...