Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
KQZ konfirmon 5 këshilltarët e rinj bashkiakë në pesë bashki
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, në të cilën u miratua plotësimi i vakancave në pesë këshilla bashkiakë, si dhe u trajtuan dy çështje që lidhen me procedura verifikimi të kandidatëve për zgjedhjet e kaluara. Pesë këshilltarët e rinj bashkiakë Në kuadër të detyrës ligjore për garantimin e funksionimit të organeve të qeverisjes vendore, Komisioneri vendosi plotësimin e vakancave të krijuara në këshillat e pesë bashkive: Bashkia Tiranë – Fatjon Bathorja, nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u emërua si anëtar i ri i Këshillit Bashkiak. Bashkia Dibër – Aida Murrja, nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”. Bashkia Vorë – Lavdurije Shahini, nga Partia “Fryma e Re Demokratike”. Bashkia Belsh – Avni Shtylla, nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”. Bashkia Rrogozhinë – Dhurata...