Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zhurmë metalike, kabllo e këputur dhe tramvaji jashtë kontrollit pa frena/ Si ndodhi tragjedia me 17 viktima në Lisbonë, fajësohet mbiturizmi
Lisbona është tronditur nga një aksident i rëndë mbrëmjen e djeshme, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me ndërtesat përgjatë një rruge të pjerrët, duke shkaktuar të paktën 17 viktima dhe mbi 20 të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale, gjatë një udhëtimi të zakonshëm prej 744 metrash në linjën e njohur “Glória”. Karroca e mbushur plot me udhëtarë – rreth 38 persona, mes tyre vendas dhe turistë – humbi kontrollin pasi një kabllo thuhet se u këput, duke e shndërruar mjetin në një “makinë pa frena” që përplasej me shpejtësi në rrugën e pjerrët. Sipas dëshmitarëve, fillimisht u dëgjua një “zë metalik i fortë” para se tramvaji të dilte nga shinat dhe të rrëzohej mbi trotuar. Tramvaji u...