250 lekë për të kaluar tunelin e Llogarasë, tarifa nis të aplikohet këtë muaj/ Balluku: Bypass i ri 3 km për të zgjidhur trafikun në Elbasan

250 lekë për të kaluar tunelin e Llogarasë, tarifa nis të aplikohet këtë muaj/ Balluku: Bypass i ri 3 km për të zgjidhur trafikun në Elbasan

250 lekë do të paguajë çdo shofer/e automjetesh për të kaluar tunelin e Llogarasë, duke nisur nga ky muaj. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se tarifa është caktuar në bazë të një analize të thelluar. Në fjalën e saj në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, Balluku tha se gjatë tre muajve të verës, kur kalimi në tunel bëhej pa tarifë, kanë kaluar rreth një milionë automjete. “Nga 1 qershori deri në 31 gusht nga tuneli i Llogarasë kanë kaluar 911.952 automjete. Përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 25o lekë me TVSH. Kategoritë e tjera do të kenë çmime të posaçme”. Megjithatë, sipas ministres, ‘rekordin’ për...