Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rakipi: Përjashtimi i gazetarëve nga shpifja më duket fyese, nuk i vjen e keqja Shqipërisë nga kjo
Arben Rakipi TIRANË-Drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, Arben Rakipi në tryezën e diskutimeve, u shpreh se me ndryshimet e reja kriminalizohet shpifja duke u ndalur specifikisht në profesionin e gazetarëve. Sipas Rakipit, përjashtimi i gazetarëve nga përgjegjësia penale për shpifjen është një qasje problematike në vetvete. Rakipi arsyetoi se misioni i gazetarit është i lidhur me të vërtetën dhe jo me shpifjen, ndaj dhe sipas tij, nuk është e nevojshme që gazetarët të përjashtohen në mënyrë të veçantë nga neni përkatës. Megjithatë, ai njohu shqetësimin që ekziston për të mbrojtur gazetarin nga penalizimi kur ka gabuar në mirëbesim. Arben Rakipi: Sa i përket shpifjes, kërkesa për të përjashtuar gazetarin për mendimin tim është fyese për gazetarët dhe në...