Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Video nga e gjithë bota në shitje online, imazhe edhe brenda shtëpive për 575 dollarë
Bota E Enjte, 4 Shtator 2025 15:08 Një portal i aksesueshëm lehtësisht në “clear web”, i cili përmbante mijëra regjistrime audio-video të vjedhura ilegalisht nga mbi 2,000 kamera mbikëqyrjeje, është zbuluar nga Yarix. Zbulimi është raportuar menjëherë te Policia Postare italiane. Portali ofronte fragmente të shkurtra falas, por gjithashtu shiste akses të plotë përmes planeve me pagesë, me çmimet që varionin nga 20 deri në 575 dollarë për secilën kamerë. Përmes një programi të integruar në Telegram, përdoruesit mund të blinin qasje në kamera të ndryshme. Videot e vjedhura përfshijnë pamje nga shtëpi private, sallone bukurie, zyra mjekësore dhe ambiente të tjera. Sipas analizave, regjistrimet vijnë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Francën, Gjermaninë, Rusinë, Ukrainën, Meksikën dhe Argjentinën. Aktualisht, janë identifikuar rreth 150...