Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rakipi: Shpifja nuk i bën dëm Shqipërisë, por gazetarët duhen mbajtur nën kërcënim penal
Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, në dëgjesën publike për Kodin e ri Penal, u ndal me theks të veçantë te neni më i debatueshëm i draftit – shpifja. Përpara ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe të pranishmëve të tjerë, Rakipi mbrojti idenë se gazetarët nuk duhen përjashtuar nga përgjegjësia penale. “Nëse ne i përjashtojmë gazetarët nga shpifja, më duket fyese dhe në një farë mënyre ne i licensojmë ata që të shpifin. Apo më keq akoma, paragjykon duke lënë të kuptohet që ata shpifin”, deklaroi ai, duke i dhënë shpifjes një status pothuajse të privilegjuar ligjor që meriton mbrojtje nga çdo “abuzim” i shtypit. Rakipi theksoi se gazetari lidhet me të vërtetën, ndaj nuk ka pse të përjashtohet në mënyrë të veçantë nga...