Të dyshuar me të shkuar kriminale, KQZ mbyll procedurat pa vendim përfundimtar për dy kandidatë

Të dyshuar me të shkuar kriminale, KQZ mbyll procedurat pa vendim përfundimtar për dy kandidatë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi sot përfundimin e procedurave administrative për dy kandidatët Euglen Gjini dhe Ilir Mollaj, që i ishin nënshtruar verifikimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, pa një vendim përfundimtar. Celibashi theksoi se “ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës”, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. “U shqyrtua rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Euglen Gjini, kandidat për deputet, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025. Vendosëm deklarimin e procedurës administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar për Gjini, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative të filluar përpara ditës së zgjedhjeve. “U shqyrtua gjithashtu rezultati i verifikimit...