Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘S’do të ketë më muzikë në beach bar’, Rama: Jo ta dëgjojnë ata që kalojnë nga Bypass i Fierit
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja për kufizimin e zhurmës dhe numrit të ‘beach bar’-eve përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të përmirësimit të cilësisë së turizmit në vend. Gjatë fjalës së tij në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, Rama u shpreh qartë se muzika pa orar në plazhe do të ndalohet, ndërsa njoftoi se qeveria do të ndërmarrë një ridimensionim të numrit të bareve buzë detit, duke e cilësuar situatën aktuale si të pakontrolluar. “S’do të ketë më muzikë në ‘beach bar’, madje do bëjmë ridimensionim të numrit të ‘beach bareve’. Se u habiten fare. Nga ‘beach bar’ në një ‘beach bar’ tjetër. Këtej të bërtet Metalica dhe këtej të gjëmon ndonjë tjetër. Muzika duhet ndaluar jashtë orëve të plazhit dhe në orët e...