Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Papa Leoni pret në Vatikan presidentin izraelit, Herzog: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e komuniteteve të krishtera në Tokën e Shenjtë
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, zhvilloi një takim me Papa Leonin, ku në qendër ishte situata e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe roli i komuniteteve fetare në ruajtjen e paqes. Pas bisedës, Herzog publikoi një mesazh në rrjetin X, ku theksoi angazhimin e vendit të tij për të mbrojtur të krishterët në rajon. “Izraeli është i përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve të krishtera në Tokën e Shenjtë. Ne dëshirojmë me padurim një ditë kur popujt e Lindjes së Mesme, Fëmijët e Abrahamit, të jetojnë së bashku në paqe, bashkëpunim dhe shpresë. Të gjithë udhëheqësit e besimit dhe vullnetit të mirë duhet të bashkohen në thirrjen për lirimin e menjëhershëm të pengjeve si një hap i parë dhe themelor drejt një të ardhmeje...