Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në Bypass-in e Vlorës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, asnjë i plagosur, dyshimet e para
Një aksident rrugor është regjistruar sot në Bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete. Ngjarja ka ndodhur mes një mjeti tip “Benz” dhe një tjetër automjeti tip “Volkswagen Passat”. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse. Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjeteve, çka solli përplasjen mes tyre. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel