Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Platformat-lojtarëve: Kemi kërcënime nga Shqipëria! Lushnjarët ankohen tek Braçe: Po mos flisje do i merrnim lekët
Erion Braçe TIRANË-Deputeti socialist, Erion Braçe, ka vijuar me denoncimet për platformat piramidale online TXEX dhe XEUX,ku rreth 6 mijë shqiptarë kanë rënë pre e saj. Braçe thekson se prej 120 orësh, pra 5 ditësh, përdoruesit nuk kanë mundësi të tërheqin fondet e tyre nga skema piramidale XUEX. Platforma ishte zotuar të ndërtonte një “bllok-program” të ri që do t’u mundësonte tërheqjen e parave, por ky premtim nuk është përmbushur. Në këtë linjë, EG Investment Group Xuex u është drejtuar me një mesazh qytetarëve që kanë investuar, ku thuhet se po përballen me kërcënime dhe lajme nga i gjithë vendi i Shqipërisë. "Të gjithë duhet të dini se jeni duke u përballur vetëm me kërcënime nga një prej anëtarëve të qeverisë suaj, por EG Investment Group...