Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kosova me inflacion 4.3%, shpenzon 6 herë më shumë për importe se sa fiton nga eksportet
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar statistikat e Bilancit të Pagesave. Këto të dhëna tregojnë se vendi vazhdon të ketë dallim të madh mes asaj që blen nga jashtë dhe asaj që shet. Kosova po përballet me një kombinim të dyfishtë ekonomik: rritje të çmimeve dhe varësi të theksuar nga importet.Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës tregojnë se vendi po shpenzon shumë më tepër jashtë se sa po arrin të fitojë nga eksportet, ndërkohë që inflacioni vijon të rritet më shpejt se në Bashkimin Evropian.Deri në qershor 2025, deficiti i llogarisë rrjedhëse arriti në 803 milionë euro, një rritje prej 18.7% krahasuar me vitin e kaluar.Vetëm në tregtinë e mallrave, hendeku mes asaj që Kosova importon dhe asaj...