Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga nesër hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë! Kalimi në tunelin e Llogarasë 250 lekë, jo më 5 euro
Ndryshe nga Kumbaro, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e nisi fjalimin e saj sot, 4 shtator, me Bulqizën. “Shifra më e lartë e këtij sezoni vjen nga 17 gusht 2025, numri i automjeteve që kanë kaluar nga Tuneli i Murrizit në qarkun e Dibrës, 19 050 automjete, kjo krahasuar me ditën e pikut në Tunelin e Llogarasë. Ky është fakt i pakontestueshëm se si infrastruktura arrin të nxisë turizmin edhe në zona që askush nuk do e mendonte më parë”, u shpreh Balluku. Ministrja theksoi se në Tunelin e Llogarasë kanë kaluar 1 milion automjete në tre muaj. Bëri me dije se çmimi i ri për autoveturat që kalojnë në këtë tunel do të jetë 250 lekë me TVSH dhe jo 5 euro....