1 mln euro fitime të padeklaruara dhe 27 lloje medikamentesh të skaduara, arrestohet administratori i spitalit privat

1 mln euro fitime të padeklaruara dhe 27 lloje medikamentesh të skaduara, arrestohet administratori i spitalit privat

Administratori i një spitali privat në Tiranë, që rezultoi se nuk kishte deklaruar një milionë euro fitime gjatë periudhës 2024-2025, u vu në pranga. Subjekti u bllokua, ndërkohë që dy bashkaksionerët u shpallën në kërkim. Nga hetimet ka rezultuar se shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim dhe se punonin shtetas të pasiguruar. Policia ka sekuestruar 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike. “Gjatë operacionit ‘Bilanci’, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe. Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim...