Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Pamjet tronditëse të aksidentit të tramvajit në Lisbonë, ja dyshimi kryesor për shkakun e aksidentit! Pezullohen linjat e tjera
Këshilli i Qytetit të Lisbonës ka pezulluar tre linja të tjera të tramvajeve në qytet, ndërsa kryhen inspektime intensive pas aksidentit tragjik me të paktën 17 të vdekur, kanë konfirmuar zyrtarët portugezë. Në një konferencë për shtyp, drejtoresha e Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Lisbonës, Margarida Castro Martins, tha se funksionimi i ashensorëve Bica dhe Lavra, si dhe i linjës (funikularit) Graça, është pezulluar. Gjithashtu autoritett kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes, ku dyshimi kryesor mbetet te këputja e kabllove lidhëse. Pamje tronditëse janë publikuar pas këtij aksidenti tragjik, me tramvajin e copëtuar tërësisht, njerëz që ulërijnë, renë e tymit, shkatërrimet dhe grupet e shpëtimit që nxitojnë bashkë me qytetarët për të shpëtuar të mbijetuarit dhe dhënë ndihmën e parë. Të paktën 17 persona...