Sherri i dhunshëm në Korçë, Gjykata cakton masat e sigurisë për 10 të arrestuarit

Sherri i dhunshëm në Korçë, Gjykata cakton masat e sigurisë për 10 të arrestuarit

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Dritan Pinon, 54 vjeç, i akuzuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë ndaj dy personave, në lidhje me përplasjen e dhunshme të ndodhur pak ditë më parë në një lokal në zonën e Parkut “Rinia” të Korçës. Kërkesa për këtë masë sigurie u paraqit nga Prokuroria e Korçës dhe u pranua nga gjykata. Për 9 personat e tjerë të përfshirë në sherrin masiv, Prokuroria ka kërkuar masën “detyrim paraqitjeje”, kërkesë që po ashtu u miratua nga gjykata. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, ku pas një konflikti të nisur në ambientet e lokalit, u përfshinë dhjetë persona, duke përdorur mjete të forta dhe armë të ftohta. Si pasojë, 3...