Paradoksi, Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi, Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda treguesve zyrtare shfaqen problematika të mëdha mes faktit se sa janë të punësuar realisht që marrin pagesa mujore dhe atyre që raportohen si të punësuar zyrtarisht.Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në vitin 2024, qarku me shkallën më të lartë punësimit ishte Kukësi (70,9 %) dhe Gjirokastra (66,0 %), ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë Lezha (47,6 %) dhe Vlora (51,7 %).Teksa Kukësi ka shkallën më të lartë punësimit, vjen në fund të renditjes nga 12 qarqet e tjera për shpenzimet mujore të familjeve. Në vitin 2023 Një familje në Kukës shpenzonte 73,225 lekë në muaj sipas INSTAT, niveli më i ulët në rang vendi dhe 20 për qind më pak se...