Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Enver Bajraktari u vra dhe u varros në arën me misër/ Policia bastis shtëpinë e autorit të dyshuar, çfarë iu gjet brenda
Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, i cili dyshohet për kryerjen e krimit dhe groposjen e trupit të viktimës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bastisja u realizua më 3 shtator 2025, në orën 12:05, me urdhëresë të Gjykatës. Gjatë kontrollit, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike. Kolshi ndodhet tashmë në paraburgim, me vendim të Gjykatës të marrë më 13 gusht 2025. Sipas arsyetimit të gjykatës, ekziston rreziku që ai të arratiset apo të shmanget nga drejtësia, nëse do të lihej i lirë. Hetimet e deritanishme kanë ngritur dyshime se vrasja nuk është kryer vetëm nga Kolshi, por edhe me përfshirjen e personave të tjerë...