Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedia e tramvajit në Lisbonë, shkon në 17 numri i të vdekurve. Dëshmitarët: Ra si kuti kartoni, nuk kishte frena
“Elevador da Glória” doli nga shinat e u përplas, duke i marrë jetën 17 personave. 20 të tjerë mbetën të plagosur; të paktën 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Policia po bashkëpunon me kompaninë që menaxhon tramvajin për të përcaktuar saktë kush ishte në bord, dhe çfarë e shkaktoi përplasjen. Në mediat lokale, fokusi është vendosur tek te kablloja që mundëson funksionimin e sistemit të kundërpeshës, dhe që e lejon tramvajin të udhëtojë lart e poshtë kodrës shumë të pjerrët në qendër të Lisbonës. Ky sistem është përdorur që nga viti 1914. Fillimisht funksiononte me bazë ujin, pastaj avullin dhe tani është elektrik. Përveç kabllos megjithatë, shtrohet dhe pyetja sesi arriti mjeti të dilte nga shinat dhe përse sistemi i frenimit nuk...