Anija e flotës Amerikane mbërrin të shtunën në Porto Romano/ Ushtarakët e SHBA takime me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së dhe Begajn

Anija e flotës Amerikane mbërrin të shtunën në Porto Romano/ Ushtarakët e SHBA takime me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së dhe Begajn

Anija e komandës dhe kontrollit të klasit Blue Ridge, USS Mount Whitney, mbërrin në Durrës më 6 shtator për një vizitë të planifikuar në portin MBM, duke nënvizuar partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe angazhimin e të dy vendeve për sigurinë rajonale. Gjatë vizitës së Mount Whitney, anija do të organizojë një pritje për vizitorë të shquar, përfshirë të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nensi Van Horn, Presidentin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Shefin e Shtabit te FA dhe Komandantin e Forcës Detare të Shqipërisë, si dhe aktivitete të tjera, raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi. Kjo vizitë, që është e para e një anijeje ushtarake të flotës Amerikane që...