Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Tim bir nuk e shoqëroj dot në klasën e parë këtë vit”, Veliaj mesazh fëmijëve për nisjen e vitit shkollor: Mos vajtoni pengesat e përkohshme
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2025–2026, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të veçantë për nxënësit e kryeqytetit. Me të njëjtën traditë që ka ndjekur prej një dekade, ai ka uruar nxënësit për fillimin e shkollës. Ai thekson se “qytetin e nxjerrin në dritë ata që ndjekin përpjekjet e mira, jo ata që përndjekin njerëzit e mirë”. Postimi i plotë: Një urim, një ndjesë dhe tre këshillaTë dashur miqtë e mi, nxënës të Tiranës, Prej dhjetë vitesh ju kam shkruar personalisht çdo shtator, për t’ju uruar sukses e mbarësi. Ndaj, edhe pse virtualisht, nuk doja të mungoja këtë vit për t’ju dhënë kurajo me një mesazh zemre. Ky vit është posaçërisht i veçantë...