“Nga vjedhja brenda familjes tek droga”, Rakipi zbulon veprat që Kodi i ri Penal do ua lehtësojë dënimin

“Nga vjedhja brenda familjes tek droga”, Rakipi zbulon veprat që Kodi i ri Penal do ua lehtësojë dënimin

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka deklaruar se Kodi i ri Penal do të sjellë lehtësime të ndjeshme në dënimet për disa kategori veprash penale. Ai theksoi se ndër risitë kryesore janë dispozitat që orientojnë gjykatat drejt dënimeve më të buta, veçanërisht në mungesë të rrethanave rënduese. “Dua të përmend një grup dispozitash të tjera që lidhen me dënimin. Dispozita e parë orienton gjykatën kur do të japë një dënim ndaj një personi që nuk ka rrethana lehtësuese. Ky është një dënim ligjor. Ndikon drejtpërdrejt në zbutjen e dënimit. Çështja e dytë është që ne kemi rreth 100 dispozita ku gjyqtari orientohet të japë dënim plotësues, jo burgim dhe jo gjobë, siç mund të jetë puna në interes publik, normalizimi i marrëdhënieve me...