Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Skemë me eksporte fiktive drejt Shqipërisë, goditet rrjeti kriminal i kontrabandës së karburantit në Greqi
Autoritetet greke kanë rënë në gjurmët e një grupi të strukturuar kriminal në Greqi, aktiviteti i së cilës lidhej me karburantin dhe mashtrimi ndaj shtetit helen e konsumatorët për lëndën djegëse. Ky grup kriminal përfshinte në dokumentacione destinacione fiktive, mes së cilave ishte dhe Shqipëria, por lënda djegëse nuk ka ardhur asnjëherë në vendin tonë. Ky grup kriminal, prej vitesh kishte ndërtuar një mekanizëm të sofistikuar mashtrimi ndaj shtetit dhe konsumatorëve, pasi që nga fillimi i vitit 2025, janë shpërndarë mbi 1.34 milionë litra benzinë dhe më shumë se 212 mijë litra tretës kimikë, raporton media greke Protothema. Organizata nga e gjithë kjo arriti përfitimin e të paktën 3 milionë euro. Sakaq, hetimet e autoriteteve sollën dhe mbylljen e aktivitetit për tetë pika të shitjes...