Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Burri plagos gruan, ajo hakmerret dhe e vret, ngjarje e rëndë në Itali
Një krim në familje tronditi Napolin në orët e para të mëngjesit, ku një grua goditi për vdekje bashkëshortin e saj 59-vjeçar me thikë. Sipas të dhënave paraprake, gruaja thuhet se veproi në vetëmbrojtje, por rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten të paqarta, pasi trupi i burrit të saj u gjet në shtratin e tij. Gruaja u dërgua në Spitalin Vecchio Pellegrini në gjendje kritike, por jeta e saj nuk është në rrezik. Ajo u arrestua menjëherë pas kësaj. Sipas burimeve lokale, vajza e çiftit ishte dëshmitare e incidentit. Në dëshminë e gruas, e cila është ende duke u verifikuar, thuhet se ajo u sulmua dhe u plagos nga bashkëshorti i saj dhe, në një përpjekje për t’u mbrojtur, e goditi për vdekje atë me...