Iku vapa me gushtin? Meteorologia Porja: Temperaturat e larta vijojnë edhe në shtator, ja kur do jetë stuhia e radhës

Iku vapa me gushtin? Meteorologia Porja: Temperaturat e larta vijojnë edhe në shtator, ja kur do jetë stuhia e radhës

Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” u shpreh se pavarësisht se jemi në shtator temperaturat e larta të vijojnë edhe gjatë këtij muaji. Porja tha se këtë fundjavë temperaturat do shkojnë në 35 gradë. Rreth datës 14 shtator do të ketë një stuhi vjeshte me reshje, dhe pas saj do të rikthehen temperaturat e larta pas kësaj date. Pra, do kemi temperatura komode për të vijuar plazhin edhe gjatë këtij muaji. Deti nuk do të ketë dallgë të paktën deri në mesditë dhe pas orës 12 do ketë valëzime.Pra do të kemi kushte shumë të favorshme për të bërë plazh pasi temperaturat do jenë optimale deri në 33 gradë”, tha Porja.