Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skandali në politikën britanike/ Laburistët nën presion, zv. kryeministrja përballet me hetim për taksat dhe lidhje sekrete
Zëvendëskryeministrja britanike Angela Rayner përballet me hetim për taksat, ndërsa jeta e saj personale kthehet në temë të nxehtë për mediat dhe politikën. Nga një letër për këpucë te një hetim për miliona Në vitin 2015, vetëm pak muaj pasi ishte zgjedhur deputete, Angela Rayner u gjend në titujt e gazetave për një letër zyrtare që u dërgoi një dyqani këpucësh. Arsyeja? Një palë taka në formën e robotit R2-D2 nga Star Wars. Shumë e panë si një reagim të ekzagjeruar dhe përdorim të papërshtatshëm të letrës parlamentare. Asokohe, Rayner, 35 vjeç, tha se nuk kishte bërë asgjë të gabuar dhe vazhdoi pa u ndëshkuar. Sot, ajo përballet me një çështje shumë më serioze: hetim për mosshlyerjen e plotë të taksës së pronës (stamp duty)...