Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Harvard fiton ‘luftën’ me Trump, gjykata i jep të drejtë universitetit: Presidenti bllokoi në mënyrë të paligjshme 2 mld $ fonde
Një gjykatë federale në SHBA i dha një fitore të madhe Universitetit të Harvardit në përballjen me administratën Trump, duke urdhëruar zhbllokimin e mbi 2 miliardë dollarëve fonde kërkimore që ishin ngrirë nga Shtëpia e Bardhë. Vendimi u dha të mërkurën nga gjykatësja e Gjykatës së Qarkut, Allison Burroughs, e cila rrëzoi argumentin e administratës së Trump se bllokimi i fondeve ishte pjesë e një lufte kundër antisemitizmit në kampusin e Harvardit. “Nga shqyrtimi i dokumenteve administrative është e vështirë të dilet në një përfundim tjetër, përveçse se antisemitizmi është përdorur si një justifikim për një sulm ideologjik të qëllimshëm ndaj universiteteve elitare të këtij vendi,” shkroi gjykatësja Burroughs, e emëruar nga ish-presidenti Barack Obama. Sipas saj, ky veprim i administratës “rrezikon dekada kërkimesh shkencore...