Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Barack Obama, lideri që la gjurmë
Sot shënohet ditëlindja e Barack Obama-s, ish-presidentit të 44-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një figure që ndryshoi historinë politike botërore. I lindur më 4 gusht 1961 në Honolulu të Hawai-it, Obama hyri në histori si presidenti i parë afro-amerikan i SHBA-së, duke u bërë simbol i shpresës, ndryshimit dhe unitetit. Karriera e tij politike u ngrit shpejt nga Senati i Illinois-it deri në Shtëpinë e Bardhë, ku qëndroi për dy mandate (2009–2017). Fjalimet e tij frymëzuese, përkushtimi ndaj drejtësisë sociale dhe përpjekja për të ndërtuar një Amerikë më gjithëpërfshirëse i dhanë atij një vend të veçantë në kujtesën kolektive. Iniciativa si “Affordable Care Act” (Obamacare) mbetën si trashëgimi e fortë e vizionit të tij për një shoqëri më të barabartë, përcjellë KultPlus. Përtej...