Rama: Ura e Mesit, një ndër atraksionet historike më të frekuentuara nga turistët

Rama: Ura e Mesit, një ndër atraksionet historike më të frekuentuara nga turistët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga Ura e Mesit në Shkodër, të cilën e cilëson si një atraksion kulturor për turistët vendas dhe të huaj. “Ura e Mesit në Shkodër, një nga atraksionet historike më të frekuentuara nga turistët”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke promovuar trashëgiminë kulturore dhe turizmin në zonë. E ndërtuar në shekullin XVIII mbi lumin Kir, ura është një monument i trashëgimisë kulturore dhe një nga destinacionet më të vizituara të veriut të vendit. Zona e Postribës (Shkodër) po rritet si një destinacion turistik, ku natyra, historia dhe kultura ndërthuren në mënyrë harmonike, duke ofruar përvoja të paharrueshme për çdo vizitor./atsh/KultPlus.com