Newsmax padit Fox News në betejën mes rrjeteve televizive të djathta

Newsmax padit Fox News në betejën mes rrjeteve televizive të djathta

Rrjeti mediatik konservator amerikan Newsmax ka paditur Fox News, duke e akuzuar për taktika antikonkurruese që synojnë shtypjen e konkurrencës, duke hapur kështu një betejë ligjore në hapësirën e mediave të djathta në SHBA. Padia, e dorëzuar në një gjykatë federale në Florida, akuzon Fox News se ka përdorur fuqinë e vet në treg për të detyruar ofruesit televizivë që të kufizojnë kanalet e tjera me prirje të djathtë. “Newsmax nuk mund të padisë për të shpëtuar nga dështimet e veta konkurruese në treg dhe të ndjekë titujt e lajmeve thjesht sepse nuk arrin të tërheqë shikues,” tha një zëdhënës i Fox News. Kompania, në pronësi të miliarderit Rupert Murdoch, renditet vazhdimisht si media më e ndjekur konservatore në SHBA, me një vlerë tregu prej...