Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD ‘sfidon’ rezultatin e 11 Majit, Kolegji Zgjedhor vendos sot, ja trupa gjykuese
Sot, 4 shtator 2025, në orën 10:00, Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të shqyrtuar ankimin e Partisë Demokratike lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. PD kërkon që të mos njihet vendimi i Komisionit Rregullator, duke pretenduar se procesi i zgjedhjeve është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregullsi. Kolegji Zgjedhor është instanca më e lartë që mbyll përfundimisht betejën ligjore për rezultatin, por që mund të rrezikojë dëshirën e socialistëve për të mbledhur Kuvendin në datën 12 shtator. Gjithsesi, data përfundimtare do të përcaktohet nga Presidenti i Republikës, i cili ka afat deri më 20 shtator për të nxjerrë dekretin. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, që nxori fituese PS me 83 mandate, u shoqërua me një proces të gjatë...